Fryma poetike e së dielës me poeten;Bukurie MALOKU
UNË DHE KOHA
—————————–
Unë dhe koha si binjake
Të lidhura ngushtë me njëra tjetrën
Rrugëtojmë së bashku
Nëpër shtigjet e panjohura të jetës.
Gjatë udhës dredha dredha
Gajaset fitimtare gënjeshtra
Ndërsa në autostradë mbizotëron
Mendjendritura vlerë e vërteta
Koha flak tej dhimbjet
Dhe zoti shëron çdo plagë njerëzore
Me kalimin e kohës dashuria mbretëron fuqishëm
Përmes forcës së saj diellore.
Koha është dhurata më e çmuar
Që kemi marrë në këtë jetë
Ndaj vlerësoje atë gjithmonë
Si bekimin më të bukur dhe të shtrenjtë.
/www.QendraPress.com/