Fryma poetike e së dielës me poeten;Katiola KAROLI

Dëshirë venitur

————————

Çapitet me monotoni dëshira ime.

Dëshira ime për jetën venitur.

Çapitet me monotoni dëshira ime.

Krusur,thinjur,plakë dhe pse ende parritur.

Ky realitet vrastar,pengesa e trishtim.

Çapitet me monotoni dëshira ime.

Në dhimbje shpirti,rrugëve të fatit.

Çapitet në monotoni derisa bëhet harrim.

/www.QendraPress.com/