Sandalet e nënës sime

———————————-

Nëna ime, nuk kishte një palë sandale…

Gjysmëzbathur, nxitonte ditëve në punë

Eh bijë, do mbarojnë një ditë këto halle…

Vështrimin, dhimbshëm kthente nga unë..!

Ajo, s’mund të kursente asgjë, për vete

Se vinin festa, ne vishnim fustan të ri.

Sa kujtime, mbetur peng kësaj jete…

Sandalet, ato të vjetrat,ruaj ende në kuti !

Nëna ime, nuk kishte një palë sandale,

Kallot e këmbëve të saj,ruaj syve gjithnjë….!

Sa herë merrte frymë thellë, mbas çdo fjale……

Sa herë thoshte, do bëhet mirë për ne, o bijë !

Nënat tona, të bukura mbretëresha pa kurorë..

Ato,që unë ju shkrova, me mijëra vargje, poezi

Ato, halleve tona zbardhen, si Tomorri me borë…

Kur shoh të vjetrat sandale, s’ harroj kurrë nga vij !

/www.QendraPress.com/