Kamarieri më i buzëqeshur i ‘’Shadërvanit’’ Flamur Berisha ,apelon rininë  kthehuni në  Kosovën e bukur.

  Në njërën nga  kafiteritë më të frekuentuara në  Prizren te  ‘Corner’’ ushtron zejen e  kamerierit  i riu Flamur  Berisha, i cili  është   përherë i buzëqeshur dhe plotë  dashuri e bënë punën e tij. Ai me këtë rast ka edhe një  apel  për moshatarët e tij  që të  rikthehen në Kosovë ,sepse  jeta në Kosovë ka  kuptim e  jetës  së dinjitetshme. Ai lavdëron pronarin e  kësaj  kafiterie  për korrektësi dhe pohon se këtu ndihem shkëlqyeshëm. Sepse  e di  të qenit jashtë në publik, takimi me njerëz e ka thelluar lidhjen time me tërë Kosovën. Kjo tokë i fton të kthehen  të  rinj tanë  të cilët, na tregojnë  se çdo fundjavë duan ta kaloj në këto  hapësira të  bukura, duke e ushqyer atë marrëdhënie dhe duke mësuar për vendin prej nga vjen familja  e tyre.  Ai pastaj tregon se  ka  kontakte të shumta me  njerëz  dhe ndihet krenar që ka  mundësi të ju shërbeje  që nga  kryetari i komunës  , pastaj deputetëve  të këtij vendi,  ministrave e  shumë mysafirëve  që  vijë në Prizren., Ai apelon se  vetëm  Kosova   ka këtë mrekulli të  shijimit të  kafesë në ‘’Shadërvanin’’  e bukur   me plotë  kujtime  qofshin ato  të fëmijërisë  apo të rinisë. Prizreni është  një nga  qytet më atraktive në  gjithë  Kosovën e me  gjërë. Në listën e vendeve më të mrekullueshme të botës, qyteti i Prizrenit radhitet i nënti, për shkak të bukurisë së veçantë që ka. Lumi Lumbardhë rrjedh nën urën 500-vjeçare të nën Urën e  gurit në qytetin e Prizrenit në Kosovë,  qyteti e Prizrenit është perlë në Ballkan. Ky qytet, i cili njihet si “qyteti i zambakut”, ka një vlerë të veçantë historike për shqiptarët, ndërsa e veçanta është se ka ruajtur me shekuj traditën e gërshetuar shqiptare, andaj  kthehuni ejani këtu.  Pohon Flamur Berisha i riu  që e do  Kosovën me shumë se gjithçka tjetër/www.QendraPress.com/