Çaste poetike me poeten;-Xhemile ADILI

ÇAST I LARTË
———————————
Po mbështillem me flakë dimri e akull vere,
në këtë vend sesi ka humbur logjika
e sesi po zhduket njeriu!
Një lumë i tërë nuk më freskon ballin,
nuk më shuan as dhe etjen,
shkrumb jam me mallin.
Kujtoj sytë e nënës, duart e rrugëve…
Kujtoj poezitë e para, kur para jush nxorra.
Kujtoj pemët, barin, bariun, bilbilat degëve.
Kujtoj gufimin si vullkan në gjoks, e hap sytë,
sa dua zjarrin e të të gjitha zemrave!
O perëndi, më ndihmo, të jem sa kodrat
e t’i bëj ballë ditës së bukur dhe natës së butë,
se janë për të gjithë të gjitha kaq të këndshme,
po për mua…rrahin erëra që ua di gjëmën!
O perëndi, bëj zërin e luleve, që njoh unë
dhe harkun e violinës të më përpijnë me sy!
/QendraPress/