Reagim institucional – nga Drejtoresha e DKA-së në Prizren,Luljeta Veselaj GUTAJ

Është e pavend të akuzohet Komuna se ka “maltretuar” fëmijët në një objekt shkollor modern, i cili është ndër më të avancuarit në komunë dhe rajon, vetëm për shkak të vonesës së KEDS në kyçjen e objektit në rrjetin elektrik.

E vërteta është se nuk mund të quhet “turp” investimi prej 5 milionë eurosh në infrastrukturën arsimore të qytetit. Përkundrazi, ky është një hap i madh përpara në respektimin e të drejtës themelore të fëmijëve për arsim cilësor.

Turp, në fakt, është të mos kuptohet funksionimi i mirëfilltë i autoriteteve publike dhe roli i institucioneve që ofrojnë shërbime qytetarëve. Po ashtu, është e papranueshme të orientohet protesta në adresën e gabuar. Çështjet që kanë të bëjnë me furnizimin me energji elektrike janë përgjegjësi e KEDS, jo e shkollës apo e komunës.

Institucioni i komunës mbetet i përkushtuar që për të gjitha çështjet t’i adresoj me kohë dhe korrektësi, transparencë dhe mbi bazën e legjislacionit në fuqi.

Së fundmi, është e papranueshme që objektet shkollore të përdoren për qëllime politike. Shkolla është hapësirë për edukim dhe arsimim, jo për fushata.

Jo Politikë me shkollën- vatrës së dijës! Mbështetja e qytetarëve fitohet vetëm përmes punës, korrektësisë dhe transparencës.

Qytetarët e dijnë më së miri, e kanë vlerësuar dhe po e vlerësojnë përditë punën e mirë të qeverisjes komunale./QendraPress/