Çaste poetike me poeten:-Rakela ZOGA

Petale të bardha!

Tek zëri yt ndjeva bajamen.
Atë pemë me lule të bardha.
U shtrinë në shpirt petalet,
Të bukurat, si fjalët e arta.

Ti vije nga rruga e gjatë.
Unë prej ëndrrave të natës.
Mike ish natyra me diellin e vrarë,
Era lëkundëte ndjenjat e kaltërta.

U vesha e gjitha bardhësi.
Qeshja e luaja me veten.
Ti ike e ndoshta vjen përsëri.
Fitimtare prej dimrave të egër!

/QendraPress/