Çaste poetike me poeten:- Fitnete Bashota KRASNIQI

SIKUR T’JU THEM
——————————
Sikur t’ ju them- se jeta ka ndryshu
S’jetojmë më si dje- ëndrrat na janë trazu’
Lotët do m’ rreqasin si pika shiu mbi mu!
Sikur t’ju them se dashuria e jetës filloi me u venit,
Nga plogështia shpirti u dorzua e i humbi gjallëritë!
Sikur t’ ju them se zemra ime më ska durim,
Ka mbetë si shkretëtirë e thatë,
E lulet pa ngjyrë kanë mbushë prehërin tim!
Sikur t’ju them se këngët i
këndoji pa zë,pa tekst,
Nuk më ushqehet zemra ,
sikur melodia e jetës po vdesë!
Sikur t’ju them se pranvera
shpejt iku e çelësin e bukurisë e mbylli e fiku!
Sikur t’ ju them se jeta ime i ngjanë një
nate të errët pa yje pa dritë,
Është si një rrugë e mbushur me pluhur
që për shpirti më është ngjitë!
Sikut t’ju them se po luftoji e po
shpresoji që ta mbushi kokën e zemrën me lumturi’
Pikat e shiut nga akullnajat me borë ,
mbi pluhurin e zemrës time po mundohet ti shkri!
/QendraPress/