Çaste poetike me poeten:-Natasha FEJZAJ

S’JAN’TË MIAT
————————-
Eeeeh…. Sa kam për të shkruar
Pooor…, ç’e do, nuk shkruaj dot…
Dhe, pse zemrën vogëlane
Brenda mbledh , sa, për një botë…
Frikë – frikë – frikë – frikë
Mos ngec në ndonjë “ zarar “…
Lapsi im, maj’rebeluar
Tangent ndonjë “ të palarë “…
Dhe besoj… edhe s’besoj
Klishen’ e nxjerr nga poeti…
“ Se “ ç’qullos “ në vet të parë
S’jan’ “ të miat “, jan’të tjetrit!…
/QendraPress/