Fryma poetike e së dielës me poeten;-Hamide AXHAMI

PRAN LUMIT
———————-
Trupin kërrusun
Duart mbi fytyrë
Imagjinoja në heshtje,
rrjedhën e lumit tim.
Në çast lumi u rebelua
U përplas fuqishëm,
nëpër këmbët e urës së gurit.
Valë të ftohta u ngritën
Si një vello kristali,
trupin ma mbuluan.
Malli u rëndua
Kujtimet u ngrin.
& & &
DASHURI E BLERTË
——————————-
Blerimin e dashurova
Zërin e bukur të bilbilit
E adhurova
I hapë krahët
Kaltërsinë e qiellit të përqafojë
Fërfëlloi era
Ndër duar
Më mbërtheu ajo.
I druhem asaj
Ç’farë do ndodh pastaj!
Acarin që e krijoi
Dhimbje në shpirt
Ajo shkaktoi.
/QendraPress/