Çaste poetike me poeten:-Xheni KRYPI

I dashuri im

———————–

Ai është një djalë

që pret pas derës sime.

Më thërret në telefon

dy herë në ditë:

“Si je, e dashur?”

Pastaj hesht.

Nuk flet për dashuri,

Dashuria nuk është gjuha e tij.

Ndaj shumë nuk flet,

s’ka kohë për dashuri.

Dashuria nuk është fusha e tij.

Ai ka një dashuri tjetër —

atdheun.

Dhe e do më shumë

se askush tjetër.

/QendraPress/