Çaste poetike me poeten;-Linda SHAQIRI

NË ÇDO SHIKIM QË NUK MË PA
———————————————-
Nuk kam kërkuar shumë,
vetëm një sy që të ndalojë.
Jo mbi flokët e mia,
jo mbi buzëqeshjen time të sforcuar.
Por mbi atë dridhje të vogël në zë,
mbi atë “jam mirë” që ishte e shtrembëruar,
mbi gjithçka që më bëri të dukem e fortë,
kur isha thjesht duke mbijetuar.