Çaste poetike me poeten;-Ramije UKAJ

URA E SHENJTË
——————————-
Mbi lumin e kthjellët shekullor
Ngrihet ura e shenjtë harkore
E ndërtuar sipas legjendës
Prej duarve të arta vëllazërore
Nën harkun e saj valëvitet lumi
Si ëndrrat e netëve pa gjumë
Ajo ta kujton besën e dhënë
Dhe Rozafën e murosur nën gurë
Ajo lidh brigjet e ndara
Dhe sytë të çmallen nga malli
Shpirtrat që kërkojnë njëri-tjetrin
Qofshin edhe përtej mali
Gurët i saj ruajnë amanetet
Se shenjtëria e saj është besa
Ajo qëndron si kala e pamposhtur
Harku i saj unazë ndër breza.
/QendraPress/