Çaste poetike me poeten;-Tixhe Rexha GËRQARI

PLAGË TË PA DUKSHME

—————————-

Ka plagë që s’i sheh syri,

as nuk i prek dora,

ato jetojnë në heshtje,

si thika të fshehura në shpirt.

Nuk rrjedhin gjak mbi lëkurë,

por lënë hije mbi zemër,

ngrihen natën pa thirrje,

dhe të kujtojnë se dhimbja ka zë.

Edhe kur buzëqesh,

ato rrinë brenda teje,

si gurë të padukshëm

që peshojnë rëndë mbi shpirt.

Por kush i mban me durim,

një ditë bëhet më i fortë se dhimbja.

/QendraPress/