Në ndarjen e fazës së  dytë vazhdoi ndarja  e mjeteve  për fermerët e komunës së Prizrenit.  

 Pas fazës së parë të ndarjes së mjeteve  bujqësore , sot është organizuar  faza e dyte e ceremonisë së ndarjeve të mjeteve bujqsore për ferëmërët e komunës së  Prizrenit nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë  dhe Zhvillimit Rural, u ku nga  ky projekt që e ka edhe një  fazë  të tretë  përfitojnë , gjithsej 333 përfituesë të projektit “Furnizimi me mekanizëm bujqësor – me bashkëfinancim”. Fermerët përfituan motokultivatorë, pjatore me disqe, trina, mbjellëse misri e gruri, pllugje dhe atomizerë, me qëllim modernizimin e bujqësisë, rritjen e cilësisë së punës në tokë dhe uljen e shpenzimeve. Nënkryetari i komunës së  Prizrenit Kujtim Gashi,ishte  i pranishëm në këtë ngjarje, dhe u shpreh: “se në emër të kryetarit Totaj dhe  drejtorit Bytyçi Bujqësia  ju përshëndes dhe them se Bujqësia është një sektor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të komunës sonë. Për këtë arsye, mbështetja e fermerëveDrejtori i Bujqësisë  Bexhat Bytyqi, me këtë rast  tha se sot,është faza e dytë e ndarjes së mjeteve dhe  kështu e kemi edhe një  fazë  të tretë  dhe ky projekt kalon shifren prej 378 mijë  euro. Derisa në  vitin që  vije  ne  do të vazhdojmë  me projekte të këtilla sepse  e kemi  buxhetin edhe më të  madh se këtë vit, tha ai. Kurse  fermeri  Maliq Morina nga Landovica  me këtë rast tha se komuna  e Prizrenit po na ndihmon  shumë  dhe  bile kisha  thënë  tepër . Normalisht ata  nuk munden neve me na ulë në  karrikat e tyre por, ndihmë të madhe po u japin fermërve  tha Morina. E gjithë kjo u tha se po bëhet që  fermerët me këto ndihma të kenë ,ishte  për të pasur prodhime sa më cilësore  dhe të shërbejnë në shëndetin e popullatës .