Sot, u hap panairi tradicional 2025 i produkteve ushqimore dhe artizanaleve

Sot,në sheshin e Lidhjes në Prizren , solemnisht u hap Paniri Tradicional 2025 i produkteve ushqimore dhe artizanaleve,me këtë rast kryetari Totaj ka uruar angazhimin e drejtorisë dhe tha se kjo po dëshmon se Prizreni po tregon se ka traditë për kuzhinë e kulinari e po kështu edhe traditë në punime të ndryshme. Kurse për këtë Panairi edhe drejtori i Turizmit Ramadan Tarashaj, i cili së pari ka uruar gjithë pjesmarrësit si dhe kryetarin Totaj, nënkryetarin Kujtim Gashi dhe zyrtarët pjesmërrës.Me këtë rast Diellor BERISHA, nga fabrika ‘’Liri’’ me këtë rast tha se këto panaire na ndihmojnë shumë dhe kanë qëllime shumë të mira. Kështu përfitojnë kompanitë deh besojmë se përfitojnë edhe vete qytetarët Po kështu edhe Venera Rada pohon se këto panire padyshim se na ndihmojnë dhe janë të vetmet mundësi ku kemi mundësi të ekspozojmë punimet tona. Panairi i sotëm është një ditor dhe do të jetë I hapur deri në orët e vona të natës.