Fryma poetike e së dielës me poeten;- Mimoza Panahori XHINDI

Jeta

———————–

Herë na dhuron pranvera të qeshura

Herë na zhyt në stuhi pa mëshirë.

Por gjithsesi, jeta është dhurata më e çmuar,

që ia vlen të jetohet deri në frymën e fundit.

Edhe kur nuk të fal buzëqeshje

Edhe kur duket sikur s’ka ngjyra e dritë…

Bëhu ti dielli i saj i fshehur,

buzëqeshi jetës, dhe ajo

do të të buzëqeshë përsëri.

Sepse ke motiv ,për të jetuar ..

/QendraPress/