Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Lindita Kurti MEMA

Kur zemra është e pastër.
————————————-
Kur zëmra jote është e pastër,
dhe dhimbja fletë me zë
të butë largësinë e bënë të afërt
jo pengesë për çdo udhë.
Kur zëmra jote është e pastër,
dhe lotët kanë shije shprese
nuk djegin si zjarri në vatër
po lënë një dritë dashuri-mbjellëse.
Kur zemra jote është e pastër Zotin e ke,
më pranë se kurrë dhe kur të duket se je vetëm
Ai flet me ty,në heshtje,në frymë.!