Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Hasan IMERAJ

ZEMRA E NËNËS
———————-
Nëna ime u plak, me zemrën e bardhë,
porsi një zambak, tek hija nën dardhë!
U vyshk në merak, o nëna për mua,
nuk ndryshoj aspak, derisa u shua.
Nga pamja e tulatur,
nga zemra e bukur, tek dora e zgjatur,
sot ulet si flutur. Hija e ditës,
bukuria e natës, atje pranë Veleshicës,
flladi i vapes
! Me thinjat në kokë, djersa e ballit,
përqafoheshim si shokë, tani pikon loti i mallit.
Nëna ime fisnike, e bukur me shami,
që kur ti ike, je loti i syve t’mi!
/QendraPress/