Çaste poetike me poeten:-Mim MARJANAKU

Ditë e zakonshme

————————–

Edhe pse pikëpyetjet

kanë formën e vidave

 që shpojnë muret e kokës,

pyetjes tënde nuk iu përgjigja;

jo se ishte retorike,

por se s’doja të të jepja

 kënaqësinë që prisje.

E unë kam qejf kur ti pret,

 madje kur pret pa fund.

Keshtu kuptoj egzistencën time.

 E prek, e nuhas, e pickoj,

 dhe kur më dhemb,

 më dhemb largësia.

Unë vdes kur ti pret.

M. M 2 tetor 2025

/QendraPress/