Ju dha lamtumira e fundit Heroit të heshtur Lumni Lushaj nga disa mijëra qytetearë e zyrtarë të lartë të shteteve Kosovë, Kroaci e Shqipëri


Sot, me dhembje të madhe iu dha lamtumira e fundit Heroit të heshtur të punëve të mëdha siq thanë sot, me rastin e varrimit të Lumni Lushaj, Në mbledhjen komemorative të organizuar nga krzetari I komunës së Prizrenit Shaqir Totaj., ku morën pjesë disa qindra përsonalitete dhe salla kulturës në Gjonaj ishte e vogël për ti pranuar të gjithë, Në këtë komemoracioin ishin përfaqësuesë të shteteve të Kosovës deputetë ish deputetë , përfaqësues nga Kroacia nga Qeveria Kroate nga Shqipëria atasheu ushtarak , kleri fetar e shumë pjesëmarrës nga gjithë hapësira shqiptare, Fillimisht këtë komemracion e hapi kryetari I degës së PDK për Has Adem Morina, për tia dhënë fjalën kryetarit të komunës së Prirenit Shaqir Totaj, i cili duke folur në mes tjerash tha se Lumi miku im ,ishte tepër i madh në veprime e ishte Hero i heshtur, që pati strategjin e luftës dhe paqës ,Në emër të Veteranëve të luftës lamtumirën e fundit bashkëlufëtarit të UÇK-së ia dha kryetari i Shoqatës së Veteranëve në Prizren Isa Berisha. Kurse delegacioni i ardhur nga Kroacia me këtë rast ka folur z, Barabariq duke kujtuar meritat e Lumni Lushaj si një nga përsonalitet e mëdha të kombit shqiptare e inderuar I veçantë I Kroacisë. Derisa ish ambasodri I Shqipërisë në Zagreb Pëllumb Qazimi ka ndarë disa evokime për punën e madhe që ka bërë Lumi me ushtrinë shqiptare të Kroacisë për të ndihmuar Kosovën . Për figurën e Lumni Lushaj ka folur edhe deputeti Ferat Shala I cili tha se ai ishte strateg I heshtur i punëve të mëdha mik i Hashim Thaçit e Kadri Veselit ishte gjithëçka që është quajtur liri. Kurse për veprën dhe jetën e Lumni Lushajt foli Nexhat Çoçaj I cili tha ai ishte hero, humanist e mbi të gjitha atdhetar i paepur për liri. Për babin e sajë me emocione të veqanta foli edhe e bija Diellëza e cila tha si Babi ishte hero dhe ishtë i të gjithëve. Shaqë Lushaj, vëlli i Lumit ,falenderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë ceremoni lamtumirëse .Pas kësaj mijëra qytetarë morën pjesë në ceremoninë e varrimit përderisa pas ritit fetar për herë të fundit u nda miku i tij i jetës Gjeneral Hisen Berisha. Ku pastaj filloi varrimi i bërë me ceremoni ushtarake nga ushtarët e FSK-së, sepse ai ishte veteranë i UÇK-së. Emri I Lumni Lushaj do të mbetet gjatë në kujtesën e mijëra njerzëve sepse ai ka bërë shumë për të gjithë e më shumti për lirinë e Kosovës./QendraPress/