Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, policia jep detaje

Polica e Kosovës ka njoftuar se dje ka gjetur një burrë pa shenja jete në banesën e tij në Prizren. Në raportin 24 orësh të policisë është treguar se në prezencë të familjarëve me forcë është hapur derën e banesës ku është gjetur viktima. Sipas policisë, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Prizren 12.12.2025 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në banesën e tij është gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët në prezencë të familjarëve me forcë e kanë hapur derën e banesës ku është gjetur viktima. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar”, është thënë në raport./Nacionale