Landovicasit afaristë për nxënxës të fshatit dhuruan dhurata për festa të motmotit.

Drejtoria e Shkollës ‘’26 Marsi ‘’ në Landovicë, me rastin e festave të motmotit, falenderon disa  landovicas të cilët kanë  ndarë dhurata për nxnës  të kësaj shkolle ‘’Humanizmi dhe zemërgjerësia janë vlera që sjellin gëzim të veçantë dhe krijojnë kujtime të bukura.

Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Kushtrim dhe Astrit Krasniqin, të cilët sollën dhurata për nxënësit nga klasa parafillore deri në klasën e pestë. Gjithashtu, falënderojmë Dafina Qarretin për dhuratat për nxënësit e klasës të tretë dhe të pestë, Samidin Berishën për dhuratat për nxënësit e klasës së dytë dhe Lendita Jahaj për dhuratat për parashkollorët e vegjël.  Kontributi juaj solli gëzim dhe buzëqeshje tek nxënësit tanë. Ju faleminderit për humanizmin dhe mbështetjen tuaj!’’ shkruan drejtoria./QendraPress/