Shaqir Totaj emëron Samra Ilijazin drejtoreshë të Inspektorateve në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar sot për një tjetër emërim në kuadër të Ekzekutivit .
Ai ka bërë të ditur se Samra Ilijazi është emëruar në pozitën e Drejtoreshës së Inspektorateve.
Totaj ka theksuar se ky emërim është pjesë e ciklit të plotësimit të strukturave drejtuese të komunës.
“Kam emëruar Samra Ilijazin në pozitën e Drejtoreshës së Inspektorateve, derisa cikli i emërimeve për kompletimin e Ekzekutivit pritet të përmbyllet së shpejti, me qëllim që të vazhdojmë me angazhim, profesionalizëm dhe përkushtim në realizimin e punëve për Prizrenin”, ka deklaruar Totaj.
Sipas tij, kompletimi i Ekzekutivit do t’i hapë rrugë intensifikimit të punës në sektorë të ndryshëm të administratës komunale, në funksion të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët e Prizreni