Çaste poetike me poeten;-Zize Liza PEPSHI

Botë e luajtur
————————
Thirri vetes o botë e luajtur
Thirri se mjaft shpëthyen vuajtje
Apo mos vallë kërkon thyerje gishta këmbësh
Që varfërinë ta keshë të përulur para teje.
Thirru syve tu të vërbuar para mjerimit
Thirru se loti ngadalë po shterron
Apo mos vallë kërkon gjakun nga drita e syrit
E t’ngopësh nga vuajtja që shpirtin e përvëlon…
/QendraPress/