Në Akademinë përkujtimore për prof dr Zahadin Shemsedinin u kërkua që ai të shpallet ‘’Qytetar Nderi i Prizrenit’’

Me rastin e ndarjes nga jeta të Prof.Dr. Zahadin Shemsedini, Universiteti ” Ukshin Hoti” Prizren, organizoi mbledhje komemorative. Mbedhja komemorative u mbajtë  sot, më datë 03.02.2026, në ora 11.00, në Amfiteatrin e Fakultetit të Ekonomisë.  Fillimishtë në  këtë  Mbledhje  komemorative para  qindra  të pranishmëve  fjalë ka mbajtur: rektori Mentor Alishani, I cili me këtë rast  ka   thënë se  Prof Zahadini do të mbetet  gjatë në  kujtesën e këtij Universiteti për  faktin  se ishte një personalitet  i fuqishëm shkencor dhe një  personalitet  i nderuar dhe respektuar. Kurse  për  meritat  atdhetare  dhe shkencore   në  këtë akademi përkujtimore  ish ministri i Arsimit Rexhep Osmani,ka  folur  për angazhimet e prof dr Zahadin Shemsedinit, sidomos në  kohën kur  shkolla  shqipe  kishte  ndalesa  të mëdha nga regjimi serbë. Kurse  profesori Zahadin atëbotë ishte një  shkenctarë e guximatar i pa lodhur . Në emër të shokëve  fjalë rasti ka mbajtur Kadri Skeja i cili propozoi  me këtë rast  për faktin  se  që prof.dr. Zahadini, ishte një  personalitet  i rrallë  dhe i çmuar  ai  propozoi  që  ai të shpallet ‘’Qytetar Nderi i Prizrenit’ ai propozoi  gjithashtu që emrin e tij ta mbajë ndonjë Institucion, shesh apo rrugë i këtij qyteti. Për jeten dhe veprën foli Prof. Dr. Xhafer Beqiraj I cili   tha se  jeta dhe vepra e professor Zahadin Shmëdeinit  ishte një   histori e  cila që  ecte  në këtë hapësirë dhe  jemi krenar që  jetuam në  epokën tij. Në emer të familjes falenderoi prof. Dr. Meleq Bahtijari, Kurse për  prof dr Zahadinin,  rektori Mentor Alishani ndau  një mirënjohje post mortum  dhe u tha se figura e profesorit  ishte e do të mbetet një   figurë  e nderuar e Prizrenit dhe  Kosovës./QendraPress/