Moti gjatë ditës së premte.

Të premten parashikohet depërtimi i një sistemi frontal nga perëndimi drejt lindjes gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes, me ç’rast priten reshje shiu, lokalisht në formë rrebeshe. Gjatë ditës priten vranësira dhe intervale me kthjellime, ndërsa në disa zona reshjet e shiut do të vazhdojnë.
Në zonat malore priten reshje bore.