Kryetari Totaj takon koordinatorin e ri për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Stephen O’Malley.

  Kryetari i komunës  së  Prizrenit Shaqir Totaj  , në mesin e shumë mysafirëve që  pret të  thuash gadi çdo ditë   edhe  sot, ka pasur një  takim të rëndësishëm, Ai lidhur  me  këtë takim  ka  shkruar’’  Kisha kënaqësinë ta pres sot në një takim kurtuazie Koordinatorin e ri për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Stephen O’Malley, të cilin fillimisht e njoftova se Prizreni është simbol i diversitetit në rajon, ku bashkëjetesa ndërmjet komuniteteve është e natyrshme dhe cilësore.

Gjithashtu, diskutuam për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe OKB-së, në funksion të avancimit të qëllimeve të përbashkëta për një shoqëri më të drejtë e gjithëpërfshirëse.’’ Ka shkruar  kryetari Totaj.