Në Manastericë të Prizrenit një 50 vjeqar goditet nga rryma,njofon togeri Bytyçi

Në Manestericë të Prizrenit zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren togeri Shaqir Bytyçi ,njofton se me datë 28.02.2026, rreth orës 22:00, Policia ka pranuar informacion se në fshatin Manastiric – Prizren, ekipi i emergjencës mjekësore kishte konstatuar vdekjen e një personi. Njësitet patrulluese policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është kuptuar se viktima, R.B., mashkull rreth 50 vjeç, dyshohet se ishte ngjitur në një shtyllë elektrike, për të rregulluar një problem elektrik. Si pasojë, ai dyshohet se është goditur nga rryma elektrike, duke pësuar lëndime fatale. Viktima nuk ka qenë puntor I KEDS-it. Në vendngjarje kanë dalë hetuesit e Stacionit Policor në Prizren, njësia e forenzikës si dhe hetues nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Pas mbledhjes së provave dhe dëshmive nga vendi i ngjarjes, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për ekzaminime të mëtejshme. Hetuesit policorë, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, janë duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti./QendraPress/