Çaste poetike me poeten;-Arbana ARBA

Një sheshpushim frymëmarrjeje.

———————————————-

Më pëlqen të lodhem,të lodhem,

Dhe lodhem…

E pastaj të fle ,të fle ,

Dhe fle si nata.

Me pëlqen të flas, të flas,

Dhe flas si një ciceron,

e pastaj të hesht,të hesht,

Dhe hesht si një vuv.

Më pëlqen të shoh,të shoh ,

Dhe vegjetoj si një pemë,

e pastaj të mendoj,të mendoj ,

Dhe humbas si një fëmijë kureshtar nga dora e sigurt e nënës.

Hap sytë,

dhe kjo humbje më tremb përsëri,

Dhe përsëri,

e përsëris veten brenda një ore prej rëre,

Veç sot, po ndalem të pushoj në një

sheshpushim frymëmarrjeje ,

Dhe pse kjo bota ime eklipsohet në rrotullime.

/QendraPress/