Çaste poetike me poeten;-Bjondina AGOLLI

Dhimbje dhe Dashuri

——————————-

Në heshtje rri, mes dhimbjes dhe kujtimit,

një zemër flet pa zë, në dritë të shpirtit tim.

Mes lotësh lind një shpresë e fshehur thellë,

se dashuria jeton, edhe kur duket e vdekur në diell.

Dhimbja më mësoi të jem më e fortë,

të mos dorëzohem, të ngrihem prapë në çdo botë.

Se çdo plagë ka një mësim të artë,

dhe çdo rrugë e vështirë, një fund më të qartë.

Kot kam qarë për gjëra që s’kthehen më,

por jeta më fali durim, më mësoi të dua.

Se jo çdo humbje është fund i rrugës,

por fillim i heshtur i një drite të bukur.

Dashuria vjen si valë, herë e butë, herë stuhi,

të rrëzon, të ngre, të mbush me jetë e magji.

Në zemër mbaj gjithçka që më bëri njeri,

edhe dhimbjen, edhe lotin, edhe një grimcë lumturi.

Dhe sot ec përpara, me shpirtin më të qetë,

mes dhimbjes dhe dashurisë, kam gjetur veten në jetë.

Sepse çdo ndjenjë që mbaj brenda me durim,

më bëri më të fortë, më dha kuptim

/QendraPress/