Çaste poetike me poeten;-Bona SHEHU

AROMË LULESH
——————————
Mes luleve të MELLAGES që buzëqeshin në dritë,
rri e qetë si një këngë e bukur në shpirt.
Aromë lulesh mbart në çdo hap që hedh,
si pranvera që vjen kur dimri ende s’është tret.
Lulet me rrethojnë si kurorë e natyrës,
duke i falur zemrës ngjyrat e dashurisë.
Në çdo petal që çel, një ëndërr zgjohet ngadalë,
si rrezet e mëngjesit mbi një det kristal.
Era ledhaton flokët e shpërndan magji,
ndërsa buzëqeshja ime mbush botën me dritë.
Dhe lulet, si mike të vjetra të shpirtit tënd,
rrëfejnë në heshtje sa bukur di të ndriçosh vendin.
Aromë lulesh, aromë zemre, aromë jetë,
që mbetet në kujtime si një melodi e qetë.
Sepse ka njerëz që kalojnë e harrohen shpejt,
por ka dhe të tjerë që lënë pas veç lule e dritë.
“Sot nuk vesha parfum…
Mjaftoi aroma e luleve
dhe qetësia e shpirtit tim.”
/QendraPress/