Çaste poetike me poeten:- Selvete Dervishi-Nimani

NUK DO DOJA…
————————-
E takova një grua e s’më pëlqeu ç’më tha:
Nuk do doja të isha kjo që jam,do doja
të isha ajo që isha dikur
e dashur, e bukur, me dritë e me nur.
Nuk do doja ta prekja diellin,
se kam frikë nga zjarri i tij.
As hënën s’do doja ta prekja kurrë,
se humbas në heshtjen gri.
Do doja vetëm të jem prapë,
ajo që isha në rini.
S’do kërkoja krahë të fluturoja,
as ëndrra të largëta për t’i arritur.
Do doja vetëm shpirtin tim,
të qetë, të bardhë e të paprekur.
Të jem si dikur e thjeshtë,
pa zhurmë e pa u tretur.
Me tha:ndoshta më mirë do të ishte,
disa njerëz të mos i njihja kurrë;
do isha më e pastër në mendime,
më e dashur, më e sigurt në udhë.
Se njohja sjell plagë të heshtura,
mbesin brenda, të rënda si gurë.
E në fund, mes ëndrrash të venitura,
një lutje e thjeshtë më rri mbi buzë:
të kthehem tek vetja e humbur,
në kohën pa brenga e pa trishtim,
aty ku zemra fliste qetë,
aty ku jeta kishte kuptim.
/QendraPress/