Çaste poetike me poeten;- Asja MULGECI

TASH SHPRESOJMË APET

———————————

M’ishin fishkun andrrat nën retinë,

prej kohsh qorrue…

pluhnaj e heshtjes pllakosë, qerpikve brymë

gurza lotit, dritë e fikjes pikturuë

eshtrat tue hanger njani tjetrin,

e dhimbjes gravurë n’lkurë

Piskamë fundshpirtit u ndez u përndrit,

 thirrje e etërve tane amanetqarë,

damarve vershoi lumë

u ringjall hinit t’vdekjes si feniks

U zgjuen andrrat, moren krahë,

trupit t’cunguem,

nga zemra e toks tis i kuq flakë

i kaplova n’ gji u dhashë ngjyrē ,identitet

na bijt e shekullit t’shpresës çelem sy,

syve t’përgjumun

tash shpresojm t’shtrijmë rranjët t’lirë,

ksaj toke, apet!

/QendraPress/