Çaste poetike me poeten;-Mimoza BICI

Pa stinë
————————
Vera përkëdhel më shumë nga ç’duhet
Sidomos kur më prek ti
bëhem oaz kënaqësish,
e bindem siç bindet lulja e pranverës
tek rritet,
digjet,
vyshket,
e shuhet natyrës.
Kështu dhe unë shpirtit tënd
udhës ku lindi ai vështrim
nuk ka forcë përmbi qiell e nën tokë,
ta zhduk harresës.
Kjo është Dashuria,
dashuria e dy trupave kur
preken për të zgjuar jetë
teksa
një dritëz errësire hyn papritur e
ma rrëmben gjithë qenien të
përhumbur drej saj
pa stin’.
Çfarë ndodh?!
/QendraPress/