Ndërpritet seanca konstituive, Kurti nuk propozon kandidat për Kryeparlamentar: Kërkoj kohë shtesë për bisedime.

            Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka marrë fjalën në Kuvend gjatë seancës konstituive për të propozuar dikë nga partia e tij për të parin e Kuvendit, por këtë kohë e përdori për diçka tjetër. Ai ka kërkuar kohë shtesë për bisedimet me LDK’në për çështjen e Presidentit.

Në një konferencë për media pas ndërprerjes së seancës, Kurti tha se konstituimi i Kuvendit pa një marrëveshje politike për presidentin do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja.

.Ai tha se bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës janë ndërprerë për shkak të zhvillimeve të brendshme në këtë parti.

.Kurti bëri të ditur se mbetet i interesuar për vazhdimin e dialogut me LDK-në, por njëkohësisht u bëri thirrje edhe Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës që të përfshihen në bisedime.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, pas përfundimit të seancës së parë konstituive të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, ka kritikuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurtin për mënyrën se si është menaxhuar procesi i konstituimit të institucioneve.

Hamza tha se zhvillimet e seancës dëshmojnë mungesë serioziteti dhe përgjegjësie nga subjekti që ka dalë i pari në zgjedhje.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj tha sot se shpreson që brenda ditës të ketë lëvizje pozitive, në drejtim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Kosovës.

Zemaj tha se përgjegjësia për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit i takon shumicës parlamentare.

Në lidhje me situatën e krijuar në Kuvend reagoi edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i cili akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritje të procesit të konstituimit të institucioneve.

Tahiri tha se qytetarët janë dëshmitarë të një situate që, sipas tij, është e dëmshme për vendin.

“Tani jeni dëshmitarë të një tendence të skajshme, jashtëzakonisht të dëmshme për Kosovën. U shprehë Tahiri.