Totaj në përcjellje të boksierit prizrenas Lumturim Xhoxhaj, për në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

              Kryetari I komunës së Pizrenit  Shaqir Totaj, mori pjesë  në organizimin e përcjelljes së boksierit prizrenas Lumturim Xhoxhaj, i cili do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, në Itali, nga 21 gushti deri më 3 shtator.

“Është krenari për Prizrenin që një sportist i yni do të jetë pjesë e këtij evenimenti të rëndësishëm ndërkombëtar. I urova Lumturimit shumë suksese dhe rezultate të mira në këtë garë, duke i përcjellë mbështetjen e qytetit dhe të Komunës së Prizrenit” – u shpreh me këtë rast Kryetari Totaj/QendraPress/