Data e 16 shtatorit,rikthen porosinë e madhe ‘’Nuk ka lamtumirë- Por, mirë u pafshim’’:-Shkruan:-Qazim THAÇI

Po mbushen gati plotë gjashtë vite ,që kur në takimin e fundit publik. ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, derisa kishte marrë vendimin që të shkojë në Hagë,mes tjerash tha ‘’Nuk ka lamtumirë-Por ,mirë u pafshim,,,,,’’ dhe ja po afron data 16 shtator 2026, në orën 10,00 kur pritet që Gjykata Speciale të paraqes fjalën përundimtare ndaj; Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, krerëve të UÇK-së dhe strategëve të lirisë së Kosovës,e pa dyshim edhe kontribuesit të pa krahasuar të vetë shtetësisë së Kosovës.
Pse ardhja e këtyre pritet të stabilizojë Kosovën ?.
Janë shumë e shumë arsye, ne po numrojmë vetëm disa prej këtyre.
Kthimi i ish Presidentit Thaçi dhe të tjerëve, së pari krijon sigurinë ndërkombëtare. Sepse në fakt zë vend meritor angazhimi i NATO-së . Pastaj, ndihma e madhe demokratike e SHBA-ve dhe botës perendimore, bashkë me 115 njohjet rikonformohen si meritore. Kurse mbi të gjitha tek populli i Kosovës dhe tek mërgata fillon ulja e tensioneve që tashmë kanë marrë përmasa tepër të rrezikshme dhe po rrezikojnë seriozisht sigurinë e brendshme . Fryma tashmë e krijuar dhe kaq e thellë, mes atyre që e çmojnë lirinë ,dhe atyre që ende pijnë ujë nga /taborri i armikut-serbo rus/,është bërë kaq publike . Kjo tregon se ka pasur 100 për qind të drejtë, kur i ndjeri Komandant’’ Drini’’, më thoshte /e këtë e kam publikuar atëbotë në gazeta/ Lirinë e Kosovës e rrezikojnë seriozisht 20 mijë spiunët serbo- rus, që ende veprojnë në Kosovë.
Për fat të keq tashmë disa prej tyre, sa më afër që afrohet data e lirimit të çlirimtarëve, atyre në ndërgjegjien e tyre po u ngushtohet rrethi. E kjo po i qon deri në deklarata jo të ulta e të çmendura , por të rrezikshme e banale për secilin njeri normalë. Duke aluduar se nëse çlimtarët dënohen me vdekje ai do të festojë në Prishtinë. Kjo nuk do koment!!!!!Sepse këtë pos serbëve fashistë, dhe të çmendurëve shqiptarë askush në botë nuk e thotë. Si do të ndihet pas kësaj deklarate sikur të ishte gjallë zonja e madhe Olbrajt, si ndihet gjeneral Klark, si ndihet Bill Klinton si ndihet qindra mijëra ushtarë të NATO-së ,që ishin në mbrojte të lirisë së Kosovës? Si ndihen mijëra Nana që i humbën bijtë e tyre veteranët me plagë nw trup???Gjykata padyshim se duhet vepruar, Askush nuk po thotë që duhet vepruar si Franca pas luftës me Gjermaninë, kur me ligj ka vepruar…… Por, te ne duhet që ketë ta kuptojmë që ata për këto deklarata të marrin gjykimin ligjor e të marrin dënimin meritor.
Ata po vijnë triumfues, e triumfimi i tyre , në fakt është triumfi i Republikës së Kosovës, Andaj, përmbahuni edhe ju të shitur se koha punon për drejtësi jo për padrejtësi.Ju nëse i ikni gjykimit ligjor, kurr s’do ti ikni gjykimit të historisë. Çlirimtarët janë të vetmit qa kanë të fituar pasaportën e përbotshme të nderit .! /QendraPress/