Data  e 16 shtatorit,rikthen porosinë e madhe ‘’Nuk ka lamtumirë- Por, mirë u pafshim’’:-Shkruan:-Qazim THAÇI

       Po mbushen gati plotë  gjashtë vite ,që kur në takimin e fundit publik. ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, derisa  kishte marrë vendimin që të  shkojë  në Hagë,mes tjerash tha ‘’Nuk ka lamtumirë-Por ,mirë u pafshim,,,,,’’ dhe ja  po afron data 16 shtator 2026,  në orën 10,00  kur pritet që Gjykata Speciale  të paraqes fjalën përundimtare  ndaj; Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, krerëve të UÇK-së dhe strategëve të lirisë së Kosovës,e pa dyshim edhe kontribuesit të pa krahasuar  të  vetë shtetësisë së Kosovës.

Pse ardhja  e këtyre  pritet të stabilizojë  Kosovën ?.

 Janë shumë e shumë arsye, ne po numrojmë vetëm disa  prej këtyre.

Kthimi i ish Presidentit Thaçi dhe të tjerëve, së pari krijon sigurinë ndërkombëtare. Sepse në fakt  zë vend meritor angazhimi i NATO-së . Pastaj,  ndihma e madhe  demokratike  e SHBA-ve dhe botës perendimore, bashkë me 115 njohjet rikonformohen si meritore. Kurse  mbi të  gjitha  tek  populli i Kosovës dhe tek mërgata fillon ulja e tensioneve  që tashmë kanë marrë përmasa  tepër të rrezikshme dhe po rrezikojnë  seriozisht sigurinë  e brendshme . Fryma tashmë e krijuar dhe kaq e thellë, mes atyre që e çmojnë  lirinë ,dhe atyre që ende pijnë ujë nga /taborri i armikut-serbo rus/,është  bërë kaq publike . Kjo tregon se ka pasur 100 për qind të drejtë, kur i ndjeri Komandant’’ Drini’’, më  thoshte /e këtë e kam publikuar atëbotë në  gazeta/ Lirinë e Kosovës  e rrezikojnë seriozisht 20 mijë spiunët serbo- rus, që  ende veprojnë në Kosovë.

Për fat të keq  tashmë  disa  prej tyre, sa më afër që afrohet  data e lirimit  të  çlirimtarëve, atyre  në ndërgjegjien e tyre  po u ngushtohet rrethi. E kjo po i qon deri në deklarata jo të ulta e të çmendura , por të rrezikshme e banale  për secilin njeri normalë. Duke aluduar se nëse  çlimtarët dënohen me vdekje ai do të festojë  në Prishtinë. Kjo nuk do koment!!!!!Sepse këtë pos serbëve fashistë, dhe të çmendurëve shqiptarë askush në botë   nuk e thotë. Si do të ndihet pas kësaj deklarate  sikur të ishte gjallë zonja e madhe Olbrajt, si ndihet gjeneral Klark, si ndihet Bill Klinton si ndihet qindra mijëra ushtarë të NATO-së ,që  ishin në mbrojte të lirisë së  Kosovës? Si ndihen mijëra Nana  që  i humbën bijtë e tyre veteranët me plagë nw trup???Gjykata  padyshim se duhet vepruar, Askush  nuk po thotë që duhet vepruar si Franca  pas luftës me Gjermaninë, kur me ligj  ka vepruar…… Por, te ne  duhet që ketë ta kuptojmë që ata për këto deklarata të marrin  gjykimin ligjor e të  marrin dënimin meritor.

Ata po vijnë triumfues, e triumfimi i tyre , në fakt është triumfi i Republikës së Kosovës, Andaj, përmbahuni edhe ju të shitur se koha punon për drejtësi jo për padrejtësi.Ju nëse i ikni gjykimit ligjor, kurr s’do ti ikni gjykimit  të historisë. Çlirimtarët janë të vetmit qa kanë të fituar  pasaportën  e përbotshme të nderit .! /QendraPress/