Riparohet dhe asfaltohet rruga ‘’Tefik Çanga’’,siguri dhe rrugë më të mira për qytetarët

Komuna e Prizrenit vazhdon të sifidohet me angazhimin për marrjen e mjeteve me përmbarues,por Drejtoria e Shërbimeve Publike, dhe drejtori Islam Ukimeri, së bashku me bashkëpunëtorët, inspektojnë nga afër punimet në rrugën “Tefik Çanga” (420 metra), për ta përcjellë dinamikën dhe cilësinë e realizimit. Investimi në këtë rrigë dhe rrugë tjera po bëhet në kuadër të kontratës për ndërtimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve me asfalt në Komunën e Prizrenit, me synim krijimin e një infrastrukture më cilësore dhe kushteve më të sigurta për qarkullim. Punë konkrete në terren, rrugë më të mira dhe më shumë siguri për qytetarët! Prandaj, kjo drejtori nuk ndalon edhe karshi këtyre sfidave, Prizrenasit po përfitojnë rrugë më të mira, asfalitime me kualitative dhe kushte jetese më të mira për të jetuar