Një ditë para hapjes së shkollave organizohet konferencë për media

0

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të organizojë konferencë për media nga ora 11:00.

Një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor MASh do të japë më shumë detaje rreth vijimit të mësimit në kushte të pandemisë.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i Arsimit Ramë Likaj, ministri i Shëndetësisë, Armend Zmea, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani si dhe drejtori i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës, Rrahman Jasharaj.

Për shkak të rrethanave pandemike fillimi i mbajtjes së mësimit ishte shtyrë për 14 shtator, pas një pauze të gjatë që nga marsi për shkak të pandemisë COVID-19.

Disa muaj ishte mbajtur mësimi online, por ishte vendosur që nga shtatori të bëhet hapja e shkollave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *