Qeveria e Kosovës duhet të përqëndrohet te masat parandaluese – mbrojtëse dhe jo te masat kufizuese

0

Msc Qemajl Mazreku,jurist lidhur me masat e  pritura  nga Qeveria e Kosovës që mblidhet sot, se a duhet të merrë vendim për lehtësimin e masave?pohon; “Shihet që numri i të infektuarve me COVID_19 ka filluar të bie. Prandaj, Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë nga IKSHPK dhe të vendosë për ndryshimin apo zbutjen e masave kufizuese. IKSHPK është institucion përgjegjës i cili raporton standardet e raportimit, harton udhëzimin kombëtar dhe koordinon veprimet në këtë fushë, në të gjithë vendin. Andaj, ky institucion ky institucion duhet t’i rekomandojë masa lehtësuese, në momentin kur e sheh të arsyeshme që nuk dëmtohet shëndeti i qytetarëve.

Qeveria e Kosovës duhet të përqëndrohet te masat parandaluese – mbrojtëse dhe jo te masat kufizuese. Tani ekziston edhe Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, për çka edhe është shumë më e lehtë zbatimi i legjislacionit nga personat fizik dhe juridik.”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *