Çaste të së dieles me:Skender Berisha
KOSOVA IME
Edhe kos n’u bëftë krejt
Anë e kënd
Unë të desha e të dua
Për krejt plagët e tua
Krejt krejt
Edhe retë që përzihen
T’i dua pasha sytë
T’i dua bre…
E kush më ndal të të dua
Pa fjalë pa…
Unë ta çeli edhe një va
Me zemrën time
Krejt ditët tua
Që më takojnë edhe mua
T’i dua bre ti dua
Se jemi mish e thua
E kush të shanë oj zemër
E kush më shanë
Ka punë me mua
Më lë të të qaf
Kështu si je
Në dy copa shekujsh
Arrita të të shoh si përpëlitesh
Nën flakë flakë flakë
Sa shumë më dhe prej flakësh tua
E kush mund të më ndalë
Pafundësisht të të dua
24 tetor 2020