MASAKRAT SERBE NE KOSOVË GJATË VITIT 1998 – 1999- Shkruan:Bedri Halimi
Gjatë kësaj periudhe kohore, sapo filuan luftimet në Kosovë, e dei në finalizimin e saj shteti serb përmes të gjitha forcave ushtarake e policore përpos që zbatoi politikën e “tokës së djegur”, nuk kurseu as pleq, plaka, gra, fëmijë, me një fjalë nuk kursente asgje nga popullata civile e paarmatosur. Janë të trmershme masakrat që i ka zhvilluar Serbia kundër shqipëtarëve në Kosovë, kjo do të tregohej më së miri në përshkrimin e secilës nga këto masakra, se si ka ndodhur, ku ka ndodhur, ndaj kujt ka ndodhur, saqë për qdo masakër do të duhej shteti i Kosovës të inkurajonte njerezit e vullnetit të mirë dhe dhe t’I obligonte në njëfarë mënyrë insititucionet e ndryshme të shkencës, artit, e kulturës që të shkruheshin libra të veqantë për secilën nga këto masakra, që të përktheheshin ën gjuhët e huaja me qëllim të plasimit të së vërtetës. Dhe këtu para së gjithash mendojmë në akadaminë e shkencave dhe arteve të kosovës, në institutin albanologjik të Kosovës, në institutin e historisë së Kosovës etj. të dhënat janë të shumta edhe nga autorë të huaj edhe nga institucione për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke u nisur që nga këshilli për mbrojtjen e të drejtaveve dhe lirive të njeriut në Kosovë e deri te të dhënat e autorëve dhe institucioneve të huajja si Human RiGHT, Amnesty International, Komiteti i Helsinkit etj. po shpresojmë se qeveria e Kosovës do të ndërgjegjësohet nnën këtë drejti që përmes Ministrisë së Kulturës si dhe ministrisë së arsimit shkencës e Teknologjisë do të inkurajoj duke ndihmuar në botimin e librave si dhe në përkthimin e tyre për secilën nga këto masakra.
Në këtë rast ne në mënyrë telegrafike po japim disa të dhëna rreth masakrave të zhvilluara ndaj shqipëtarëve nga forcat serbe gjatë kësaj periudhe:
Në masakrën e Likoshanit dhe Qirezit, me 28 shkurt dhe 1 mars 1998 janë vrarë e masakruar 24 banorë të këtyre fshatrave, nga të cilat 10 ishin të familjes Ahmeti;
Në masakrën e Prekazit në Skenderaj më 5 – 7 mars 1998 u vranë 59 shqipëtarë nga të cilët 55 janë nga lagjja e Jasharajve;
Në Kleqkë, me 27 gusht 1998 pasi u dogj tërë fshati në drejtim të Qafës së Dulës forcat serbe i vranë 8 shqipëtarë dhe plagosen mbi 30, nga të cilët shumica ishin fëmijë, gra e pleq.
Në fshatin Sushicë e Poshtme të Istogut, më 29 gusht 1998, u vranë 8 antarë të familjës Salihaj.
Në fshatrat e Shalës së Bajgorës më 15 – 17 shtator 1998 u vranë mbi 12 shqipëtarë, dëbuan të gjithë banorët e fshatrave të Shalës, dogjën gati në tërësi 12 fshatra pasi i kishin plaqkitur.
Në fshatrat e Qyqavicës me 22 – 24 shtator 1998 u vranë 24 shqipëtarë, 6 nga të cilët janë mbytur me çekan.
Në Gullbocë të Malishevës me 26 shtator 1998 janë vrarë 14 banorë të këtij fshati dhe fshatrave tjera pas malltretimeve paraprake që u kishin bërë. Arrin të shpëton rastësisht vetëm 1 përson.
Në Abri të Epërme të Drenasit me 26 shtator 1998 u vranë e masakruan 22 antarë të familjes Deliu, që nga fëmija 6 muajshe e deri te plaka 84 vjeqare.
Në fshatin Rancë të Shtimës me 26 gush 1998 u masakruan 8 fëmijë e 3 gra të familjes së Selim Asllanit dhe 3 të tjerë plagosen.
Në Reçak të Shtimës me 15 janar 1999 u vranë e masakruan 43 banorë të këtij fshati.
Në afërsi të urës së Rakovinës në rrugën magjistrale Prishtnë – Gjakovë me 24 janar 1999forcat serbe e vranë një përson së bashku me dy fëmijët 11 dhe 12 vjeqar si dhe dy musafir nga Cërmjani që ishin me traktor në fshatin e tyre.
Në fshatin Rogovë të Gjakovës me 29 janar 1999 u masakruan 26 shqipëtarë, 9 nga të cilët ishin nga Rogova, ndërsa të tjerët pjestarë të UÇK – së.
Në Leshan të Suharekës më 2 mars 1999 u vranë dhe u masakruan 29 shqipëtarë.
Në Reznikë të Vushtrisë më 6 mars 1999 u vranë 9 antarë të familjes Ujkani,kufomat e të cilëve pastaj u dogjën.
Në Mitrovicë më 13 mars 1999 ditën e tregut u vranë 6 përsona pas hedhjes së tri mjeteve shpërthyese nga forcat serbe.
Në Skenderaj me 20 mars 1999 u vranë 29 shqipëtarë të moshës nga 15 – 70 vjeq, 8 nga të cilët u ekzekutuan në vendin e quajtur “te pishat”, ndërsa të tjerët u vranë nëpër shtëpitë e oborret e tyre para familjarëve.
Në Tërrnavë të Podujevës me 20 mars 1999 granatohet fshati, pastaj ushtria serbe hedh një bombë në një traktor të ngarkuar me njerëz duke ikur, me ç’rast vret dy fëmijë të moshës 6 dhe 7 vjeqare kurse 4 të tjerë lëndohen rëndë. Pastaj me një bombë tjetër vrasin edhe 2 përsona dhe 7 të tjerë i plagosin rëndë.
Në Katundin e Ri të Pejës me 11 e 12 mars si dhe me 4 – 6 qershor 1999 janë vrarë 15 shqipëtarë.
Në Kotlinë të Kaqanikut me 24 mars 1999 janë ekzekutuar dhe masakruar 26 përsona të cilët janë hedhur në dy puse duke ua vënë eksplozivin.
Në Keqekollë të Prishtinës me 24 mars 1999 u vranë 5 antarë të familjës Jakupi nga Orllani i Podujevës.
Në Podujevë me 24 e 25 mars 1999 janë vrarë një numër 36 përsona.
Në Celinë të Rahovëcit më 25 mars 1999 u vranë e u masakruan 82 përsona të moshave të ndryshme, nga të cilët 75 ishin nga Celina kurse të tjerët nga fshatrat përrreth.
Në Bellacërrkë të Rahovecit me 25 mars 1999 janë vrarë 46 shqipëtarë, nga të cilët edhe gra e fëmijë të moshës 3 – 9 vjeqare nga të cilët 15 kanë qenë më të rinjë se 18 vjeq. Ky fshat ishte sulmuar edhe me 18 korrik 1998, ku janë vrarë 12 banorë të këtij fshati.
Në Goden me 25 mars 1999 janë vrarë 28 shqipëtarë nga mosha 18 deri 45 vjeqar , kufomat e të cilëve pastaj u dogjën.
Në Randobravë të Prizrenit më 25 mars 1999 janë vrarë 8 antarë të familjes Pajaziti nnë mesin e të cilëve një nënë me 4 fëmijët e saj të moshës 2 deri 7 vjeq.
Në Krushë të Vogël të Rahovecit me 25 mars 1999 si dhe me 26 mars ku forcave serbe iu bashkangjiten edhe serbët e fshatit, me ç’rast vrasin dhe masakrojnë 113 banorë të këtij fshati dhe fshatrave të tjera të kësaj ane.
Në Krushë të Madhe të Rahovecit me 25 – 27 mars të vitit 1999 janë vrarë dhe maasakruar 241 shqipëtarë nga të cilët 206 banorë të këtij fshati ndërsa 35 përsona ishin nga fshatrat e tjera të cilët janë strehuar në këtë fshat. Deri më tani janë gjetur dhe identifikuar 132 të vrarë të këtij fshati ndërsa konsiderohen si të pa gjetur edhe mbi 70 banorë. Më shumë se 7 familjeve u janë vrarë e masakruar të gjithë mashkujt.
Në Trrnje të Suharekës me 25 mars 1999 janë vrarë dhe massakruar 28 banorë të familjes Gashi, Voci, Muhagjiri, Llapatinca etj. Shumë prej tyre ende nuk u janë gjetur kufomat.
Në Suharekë me 26 mars 1999 janë vrarë e masakruar 48 shqipëtarë të familjes Berisha, kufomat e të cilëve pastaj janë bartur në Serbi.
Në Padalishtë dhe Cerkolezë të Istogut me 26 mars 1999 janë vrarë e masakruar 19 shqipëtarë në lagjen Imeraj të Padalishtës nga mosha 2 – 76 vjeqe.
Në Landovicë të Prizrenit më 26 mars 1999 janë vrarë 23 banorë të këtij fshati dhe fshatrave tjerë.
Në Mamushë me 27 mars 1999 janë vrarë e masakruar 18 shqipëtarë, nga të cilët 7 ishin nga Mamusha.
Në Dardhishtë (Kryshecë) të Obiliqit më 27 mars 1999 u masakruan 11 antarë të familjes Rama.
Në Gjakovë me 27 mars 1999 vriten dhe masakrohen 6 antarë të familjes Çerkezi ku shpëton vetëm nëna, kufomat e të cilëve ende janë të pagjetur.
Në Izbicë të Skenderajt me 28 mars 1999, pikërisht në ditën e festës së bajramit forcat serbe pasi i keqtrajtojnë fizikisht i ndajnë burrat nga gratë dhe pastaj i ekzekutojnë 114 prej tyre.
Në Matiqan të Prishtinës me 28 mars 1999 pra në ditën e bajramit forcat serbe vraë 21 shqipëtarë në mesin e të cilëve edhe fëmijë.
Në Podujevë me 28 mars 1999 janë vrarë 19 antarë të familjeve Duriqi, Bogujevci, Llugaliu dhe Gashi.
Në Beleg të Deqanit me 28 mars 1999 janë vrarë dhe janë zhdukur 66 banorë të këtij fshati dhe fshatrave të tjera si Drenoc, Gllogjan, Irzniq etj.
Në Dumnicën e Epërme të Vushtrrisë me 29 mars dhe 11 prill 1999 janë vrarë 6 banorë në mesin e tyre edhe 3 fëmijë.
Në Mitrovicë, në lagjen “Bair” me 29 mars 1999 janë vrarë 4 pleq, dy femra e dy meshkuj të palëvizshëm).
Në Llashticë të gjilanit me 30 mars 1999 janë vrarë 13 shqipëtarë mes tyre edhe një 3 vjeqar i cili është djegur në prehër të nënës.
Në Burim (Joviq) të Malishevës, me 31 mars 1999 janë vrarë 34 shqipëtarë, kufomat e të cilëve janë masakruar. Viktimat ishin nga mosha 16 – 72 vjeq.
Në Pastaselë të Rahovecit me 31 mars 1999 u ekzekutuan dhe masakruan 106 shqipëarë nga ky fshat dhe fshatrat e tjera që kishin ardhur për strehim. Kufomat e këtyre viktimave janë dërgaur në drejtim të panjohur
Në Lybeniq të Pejës më 1 prill 1999 janë vrarë 60 banorë civil.
Në Cercë të Istoogut më 1 prill 1999 janë vrarë e masakruar si dhe pastaj janë djegur kufomat e 6 antarëve të familjes Rexha.
Në Gjakovë më 2 prill 1999 vritet nënaa e familjes Vejsa së bashku me 5 fëmijët e saj.
Në Ragavcë të Rahovecit ku ishin strehuar më së 20.000 refugjatë me 28 mars 1999, ditën e bajramit, pas plaqkitjes disa banorë janë ekzekutuar, kurse më 2 prill 1999 pas bombardimeve me aeroplanë u vranë 31 banorë civil nga Brestoci, Nagaci, Krusha e Madhe etj.
Në Pjetërq të Epërm të Klinës me 29 mars 1999 janë ekzektuar 11 civil shqipëarë.
Në Sopji të Suharekës më 2 prill 1999 janë vrarë e masakruar 35 civil shqipëtarë.
Në Kralan, me 2 – 4 prill 1999 janë vrarë e masakruar mbi 87 civil shqipëtarë, ku pjesa dërmuese ishin nga komuna e Klinës, Malishevës dhe Gjakovës. Shumë nga këto kufoma pastaj janë djegur.
Në Gjakovë më 2 prill 1999 janë bërë vrasje të shumta nnë lagjen Te stacioni i autobusëve, në Qabrat më 7 – 11 maj 1999 janë vrarë mbi 80 civil shqipëtarë. Ku në këtë komunë vrasjet kanë vazhduar edhe ditëve të tjera e sidomos me 15, 16, 22 maj 1999.
Në lagjen Dragodan të Prishtinës më 3 prill 1999 janë vrarë 7 civil shqipëtarë.
Në Qypevë të Epërme të Klinës me 4 prill 1999 janë vrarë 45 civil shqipëtarë nga të cilët 6 ishin nga Qupeva e Epërme, 2 nga Gllareva, 7 nga Përqeva, 2 nga Qupeva e Poshtme, 17 nga Svrrka dhe 11 nga Gremniku.
Në Popovë të Podujevës me 4 prill 1999 përmes avoacionit serb vriten dhe plagosen një numër i refugjatëve në mesin ë të cilëve edhe shumë fëmijë.
Në rezallë të Skenderajt me 5 prill 1999 janë ekzekutuar 41 civil nga mosha 13 – 90 vjeq. Ekzekutimit i kanë shpëtuar vetëm 3 prejt tyre. Pra janë masakruar 38 përsona nga të cilët 29 ishin nga Rezalla, 7 nga Marina, 1 nga Llazica dhe 1 nga Prekazi.
Në Llapqevë të Malishëvës më 5 prill 1999 janë vrarë 8 civil shqipëtarë.
Në Kokaj të Gjilanit më 5 prill 1999 janë ekzëkutuar 6 civil shqipëtarë.
Në fshatrat e Deqanit dhe të Pejës më 6 prill 1999 është bërë masakër dhe djegia e 7 kufomava në shtëpinë e Rrustem Tahirit në fshatin Bardhaniq të Dushkajës së Gjakovës.
Në Abri të Poshtme me 7 prill 1999 janë vrarë 10 civil shqipëtarë nga Qabiqi.
Në Kaqanikë në vendin Prroi i Rakocit dhe Lagjja e Re më 9 prill 1999 u vranë dhe masakruan 58 shqipëtarë.
Në Bresallcë të Gjilanit me 10 prill 1999 janë vrarë 5 banorë shqipëtarë.
Mbi fshatin Lugishtë të Hasit te vendi i quajtur “Del Ujë” më 12 prill 1999 janë masakruar 16 banorë nga Hasi prej të cilëve 13 nga Lugishta dhe 3 nga Demjani. Që të gjithë këta më parë janë ndarë nga gratë dhe fëmijët dhe jaë vrarë e masakruar nga afërsia.
Në Fshatin e Vjetër të Ferizajt më 13 prill 1999 janë ekzekutuar 7 antarë të familjes Zeka dhe 2 antarë të familjes Hoxha.
Në Mitrovicë më 14 prill 1999 në Lagjen “Qendra” forcat serbe i kanë ,mbeldhur 100 mashkuj të rinjë ku 26 prej tyre i fusin në tri shtëpi të lagjes “Bair” dhe i pushkatojnë, të tjerët i dërgojnë në vende të ndryshme ku gjithashtu vrasin. Kufomat e tyre zbulohen në disa varreza masive.
Në Sllovij të Lipjanit, më 15 dhe 16 prill 1999 në këtë fshat dhe në vendin “Lugu i Demës” u vranë e u masakruan 41 civil shqipëtarë.
Në Skenderaj më 16 prill 1999 janë ekzektuar 13 civil shqipëtarë
Në Mitrovicë, në kolonën prej 80.000 njerëzve që kishte gjatësinë 10 km te vendi i quajtur “Ura e gjakut”, nga kolona i nxjerrin 9 të rinjë të cilëve pasi ua lidhinn duart me tela rreth një pusi i fusin në një oborr të një shtëpie, ku i pushkatojnë 8 prej tyre, ndërsa njëri arrinë të ik, por më vonë edhe atë ë zënë dhe e pushkatojnë.
Në Qikatovë të Vjetër të Drenasit me 17 prill 1999 janë vrarë e masakraur 128 banorë të këtij fshati dhe të fshatrave të tjerë.
Në Paklekë të Vjetër të Drenasit më 17 prill 1999 u vranë 41 shqipëtarë nga të clët 23 iishin fëmëijë 12 vajza, 14 gra, 2 burra dhe 2 djem.
Në hade të Obiliqit me 17 e 18 prill 1999 vriten 5 mashkujt e një familje, pastaj vrasin një përson që kishte dal me një mindil të bardh të ngritur, pastaj marin 4 përsona të tjerë dhe i vrasin, 2 prej të cilëve i djegin të gjallë në një stallë.
Në Devë të gjakovës me 18 prill 1999 janë vrarë e masakruar 7 vëllezrit Bobi.
Në Ribar të Vogël me 18 prill 1999 u vranë dhe u masakruan 25 civil prej të cilëve 19 ishin nga ky fshatë ndërsa 6 nga fshati i afërt Vërsheci, të cilët kishin ardhur për t’u strehuar .
Në Bërrnicë të Epërme të Prishtinës më 18 prill 1999 janë vrarë 6 antarë të familjes Reka dhe një i familjes Berisha.
Në hapësirën e fshatit Koliqë me 18 dhe 19 prill 1999 janë vrarë 74 përsona nga fshatrat e ndryshme, kryesisht nga treva e Llapit.
Në Hallaq të Vogël të komunës së Lipjanit më 20 prill 1999 janë vrarë e masakruar 20 banor civil të këtij fshati, prej të cilëve 3 ishin nga vende të tjera.
Në Makoc të Prishtinës më 20 prill 1999 u vranë 42 përsona civil.
Në Grashticë të Prishtinës me 21 prill 1999, nga kolona e gjatë e të zhvendosurve nga fshatrat e Gallapit që shkonin nga Mareci për në Prishtinë, janë nxjerrë 60 civil mashkuj të cilët janë vrarë pas koke dhe janë hedhur në lum.
Në Nakaradë të Fushë Kosovës më 21 prill 1999 janë vrarë 16 anëtarë të familjes Mirena.
Në Dragaqinë të Suharekës më 21 prill 1999 janë hedhur në pus 11 banorë, kryesisht pleq të këtij fshati.
Në Sopijë të Suharekës më 21 prill 1999 janë vrarë 7 antarë të familjes Ilazi dhe 1 i familjes Sopa.
Në fshatin Koliq në një kolonë të të zhvendosurve me 22 prill 1999 janë vrarë 21 përsona.
Në Meje të Gjakovës, më 27 prill 1999, pasi forcat serbe ndaluan kolonën prej 500 civilësh shqipëtarë që kishin ardhur nga fshatrat e Rekës së Keqe të Gjakovës dhe disa fshatra të komunës së Deqanit, shumicën prej tyre i vraanë e i masakruan dhe pastaj kufomat e tyre i dërguan në vende të panjhura. Disa nga këto kufomajanë zbuluar në varrezat massive në Serbi. Në mesin e tyre kishte gra, fëmijë e pleq të moshës 16 – 60 vjeqare. Numri i sakt i viktimave mbetet ende i panjohur sepse edhe ata që nuk janë pushkatuar në atë moment janë kidnapuar dhe janë drejtuar në drejtime të panjohura.
Në Guskë të Gjakovës më 27 prill 1999 janë vrarë 25 shqipëtarë.
Në Dobrosh të Gjakovës më 27 prill 1999 janë vrarë 38 shqipëtarë.
Në Korenicë të Gjakovës më 27 prill 1999 janë vrarë 65 shqipëtarë.
Në Nabërxhan të Pejës më 1, 2, 10 dhe 12 maj 1999 janë vrarë e masakruar rreth 30 përsona civil.
Në Studime të Vushtrrisë më 2 maj janë vrarë e masakruar 116 shqipëtarë, ku kishte fëmijë, gra, burra e pleq.
Në kolonën e popullatë ssë fshatrave Vraniq, Bukosh, Savrovë, Sopijë etj që po depërtoheshin për Shqipëri, më 3 maj 1999 forcat serve i ndanë 35 përsona të moshave më të reja të cilët i vrasin dhe masakrojnë në oborrin e shkollës së Bukoshit.
Në Damanek të Malishëvës më 4 maj 1999, ishin strehuar shumë civil shqipëtarë, ku nga gjuajtjet e forcave serbe në popullatën e strehuar janë vrarë 6 përsona dhe janë plagosur 17 të tjerë. Si të vrarët ashtu edhe të plagosurit ishin nga fshatrat e ndryshme.
Në Shtupel të Klinës në lagjen e Zhabotëve me 6 maj 1999, janë vrarë 6 civil dhe janë plagosur 7 të tjerë.
Në Lutogllavë të Prizrenit më 6 maj 1999 forcat serbe granatojnë lagjen e familjeve Kelmendi. Pasi pushon granatimi, 31 antarët e strehuar të familjes së gjerë Kelmendi, kryesisht gra, fëmijë e pleq nisen me 4 traktorë në drejtim të fshatit Tërsteninkë. Rrugës i ndalin forcat serbe nga të cilët 2 fëmijë i vrasin, njëri 8 dhe tjetra 11 vjeqe si dhe 2 gra. Gjatë vazhdimit të rrugës, gjuhën me granatë dhe vriten 8 përsona tjerë. Pastaj janë vrarë edhe 4 gra e 2 burra si dhe një plak 102 vjeqar.
Në Korishë të Prizrenit me 13 maj 1999 nënjë process të montuar nga forcat serbe, Nato gjuan përmes Aeroplnëve ku vriten 71 përsona, nga të cilët 3 foshnjë, 11 nxënës, 13 fëmijë, 61 të tjerë janë plagosur. Përsonat ishin kryesisht nga KorISHA SI dhe nga fshatrat Bllacë, Budakovë, Maqitevë, Mushtishtë, Reshtan etj.
Në Qyshk të Pejës më 14 maj 1999 janë vrarë e masakruar 42 mashkuj civil.
Në Pavlan dhe Zahaq me 14 maj 1999, forcat serbe pasi i kishin dëbuar fëmijët , gratë dhe pleqtë kishin vrarë e masakruar 35 shqipëtarë.
Në Carallukë të Malishevës më 17 maj 1999, vranë 23 shqipëtarë që të gjithë anëtrë të dy familjeve Krasniqi nga mosha 5 – 65 vjeq.
Në Stagovë të kaqanikut me 21 maj 1999 u vranë 14 banorë, shumicën e kufomave e dogjën i karbonizuan.
Në burgun e Dubravës më 21 dhe 22 maj 1999, forcat serbe në oborrin e burgut vranë 97 të burgosur dhe shumë të tjerë jaë plagosur.
Në Vushtrri më 22 maj 1999, forcat serbe kidnapuan, dhe i vranë 68 përsona kufomat e të cilëve janë zhdukur duke i bartur në Serbi.
Afër Vushtrrisë te vendi “te Habarët e Gumnishtës” me 24 maj 1999 vriten 6 vajza të reja të familjes Gërguri nga Studimja e epërme dhe 2 vajza Krasniqi nga Zhilivoda.
Në Prizren, në lagjen Tusus me 26 maj 1999 u vranë 27 përsona civil, kufomat e të cilëve pastaj janë ngarkuar në kamion dhe janë dërguar në vende të panjohura. Në këtë lagje iu vu zjarri 245 shtëpive.
Në Studime të Vushtrrisë më 31 maj 1999 u vranë dhe masakruan 12 antarë të familjes së Selatin Gërgjaliut, shumica e të cilëve ishin fëmijë që nga mosha një vjeqare e më tej.
Në Mitrovicë në lagjen “7 Shtatori” me 8 qershor 1999, forcat serbe pasi arrestojnë 11 të rinjë shqipëtarë, 3 nga të cilët arrijnë të ikin, kurse për fatin e 9 të tjerëve nuk është ditur deri më 2005, kur u gjetën trupat e pajetë të tyre.
Në Mitrovicë në lagjen e Boshnjakëve më 9 qersor 1999, forcat serbe arrestojnë disa të rinjë shqipëtarë, ku 6 prej tyre i gjegin në një shtëpi, nga të cilat 2 ishin femra.
Në Mitrovicë përballë objekteve banesore “3 Rrokaqiejt”, më 12 qershorë 1999, pas nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës, forcat serbe morën 15 banorë nga kjo lagje të cilët i urdhëruan të hidhen në lumen Ibër të ura e Trenit dhe pastaj filluan të shtiejnë në ta.
Në Pejë, më 12 qershor 1999 ën ditën e hyrjes së forcave të NATO – s në Kosovë, forcat serbe vrasin 5 fëmijë të mitur të familjes Isa Balajt si dhe Vjollca Balaj 28 vjeqare, kurse Isa dhe djali i tij 9 vjeqar arrijnë të dalin nga njëri prej ballkonëve të shtëpisë dhe të ikin te fqinjët e tyre.
Nga të gjitha këto të dhëna që u potencuan rezulton se krimet serbe kanë qenë ndër më makabret. Por gjithsesi duhet theksuar se në këtë rast nuk kemi përmendur vrasje individuae si dhe vrasje nga komuna të ndryshme për mungesë informacionesh.
Qka duhet të ketë ndodhur në Kosovë që në mënyrë që institucionet tona deri tani të kishin ndërmarrë hapat konkret të asaj që e thamë në fillim, të botimit të librave të veqantë me të dhëna konkrete, me përkthimin e tyre në shumë gjuhë të huaja për ta plasuar të vërtetën në botë. Serbia është në gjendje të trilloj dhe jo vetëm t’I mbledh faktet e vrasjeve të atyre plakave dhe pleqve që kanë ndodhur pa nevoj dhe t’I botoj në libra duke i zmadhuar e stërzmadhuar shifrat, duke botuar në libra të veqant, duke i përkthyer në shumë guhë të huaja dhe duke i plasuar para botës për t’a dëshmuar të vërtetën e tyre, ashtu siq bëri edhe me botimin e librit me 88 fëmijë serb që kishin pësuar gjatë bombardimetve të natos në Serbi, ku e kanë botuar librin, të përkthyer në 7-8 gjuhë të botës me një titull “Gjenocidi i Natos ndaj fëmijëve serb”./qendrapress.com/