Heroi Kombëtar Skenderbeu më shumë respektohet në Shkup se në Prizren- Shkruan:Salih Çoçaj

0

  Sado tani  pesë shekuj pas  historisë së madhe  të kombit shqiptar të shkruajmë për  figurën markante të Shkenderbeut  do të duket e zbehtë,Por , ajo që  na bëri të ndihen keq  prizrenasit  dje me rastine 28 nëntorit ishte nëpërkëmbja e kësaj  figure, Unë po I numërojë vetëm disa nga këto .Së pari vendi  ku është vendosur është  rrethrrotullimi , aty ku nuk  mund të bëhet një fotografi, por është e ndaluar me  rregullat e komunikacionit të bëhet edhe një foto e vetme, E dyta  ajo figurë  është e punuar aq  keq  dhe krenarinë e  madhe  të Skenderbeut në kali siç  e ka bota si e ka Prishtina,Tirana Shkupi, si e ka bota në Prizren  shpatën ia ka vendosur skulptori si bostun dhe atë  figurë madhore e ka bërë si lypsarë, keq  shumë, Pastaj  ajo figurë madhore  e ka  pasur vendin    në ‘’Shatërvan’’ aty ku  duhet të jete  qytetërimi I Prizrenit aty ku mund të  lidhej me  pasardhësit e tij në ;Abdyl Frashërin e  Ymer Prizrenin e jo në atje  që  vërtetë  është nënshtruese  dhe nuk e ka  merituar ajo figurë e madhe  kombit, Figurat madhore  ose  duhet të respektohen , ose së paku mos të fyhen, Prizreni dje e  e ka fyer  atë  figura madhore  të kombit shqiptar, Kjo tregon se  Prizreni  dje ka rënë nga provimi,

Përkundër shumicës së zërave të arsyeshëm që bëjnë me dije se shtatorja e Skenderbeut duhet vendosur brenda zonës historike të qytetit të Prizrenit, qeverisja i vendos themelet e shtatores në bisht të qytetit, në dalje të qytetit. Shfrytëzojnë në mënyrë patetike gjoja për festën e 28 Nëntorit. Djallëzore kjo.

, nuk dinë të mendojnë strategjikisht, nuk këshillohen me të gjithë, veprojnë krye në vete, madje shpërfillin edhe ligjin.

‘’Procesi i vendosjes sê shtatores së Skenderbeut nisi jo ligjshëm. A dini të paktën të bëni një punë si duhet pa shkelur në dërrasë të qelbur, o komunistë, se vetëm këta vendosnin si donin vetë pa e pyetur shumicën.

Nuk do të lejohet që figura e Skenderbeut të vendoset në bisht të qytetit. Keni shkelur rregullore e procedura, e ato shkelje do t’ju biejnë si lak rreth qafe. ‘’ janë shprehur qytetarët prizrenas/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *