Amerika do t’i dhurojë 80 milionë vaksina në krejt botën, përfiton edhe Kosova

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë premtuar të shpërndajnë 80 milionë doza vaksinash kundër COVID-19. Në mesin e përfituesve të shpërndarjes globale të vaksinave nga ana e SHBA-së do të jetë edhe Kosova. Sekretari i SHBA-së, Anthony Blinken, të martën e kësaj jave tha se Administrata e Joe Biden do të përqendrohet në shpërndarjen e drejtë të vaksinave dhe se nuk do të ketë ndërlidhje politike me dhurimin e vaksinave. “Diku ndërmjet një ose dy javët e ardhshme, do të shpallim procesin me të cilin do të shpërndajmë ato vaksina, kriteret dhe se si do ta bëjmë atë,” tha Blinken gjatë udhëtimit të tij të parë si sekretar i shtetit në Amerikën Latine, e cila po lufton kundër COVID-19, shkruan Reuters, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net”.Tutje i pari i Departamentit të Shtetit tha se ShBA-të do të shpërndajnë vaksina pa kërkesa politike nga ata që pranojnë dozat e vaksinave.Blinken tha se njoftimi do të tregojë kriteret dhe detajet e procesi, por që Shtetet e Bashkuara do të përqendrohen në shpërndarjen e drejtë dhe në koordinim me iniciativën COVAX.Ditë më parë, Presidenti Biden tha se administrata që e udhëheq do të dërgojë të paktën 20 milionë doza të vaksinave Pfizer, Moderna Inc dhe Johnson & Johnson dhe mbi 60 milion doza AstraZeneca.Kosova është në grupin e 13 shteteve për të cilat SHBA do të ndajë rreth 6 milionë vaksina anti-COVID.Ndërkaq, raportuesja e Washington Post dhe MSNBC rreth Shtëpisë së Bardhë, Anne Rumsey Gearan, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vendim për shpërndarjen ndërkombëtare të 25 milionë dozave të vaksinave.Në listën e shteteve ku do të mbërrijnë këto vaksina është edhe Kosova, megjithatë nuk dihet se në çfarë sasie.Kosova është në një grup me Meksikën, Kanadanë, Republikën e Koresë, Bregun Perëndimor dhe Gazën, Ukrainën, Haitin, Gjeorgjinë, Egjiptin, Jordaninë, Irakun, Jemenin dhe punëtorët e vijës së parë të Kombeve të Bashkuara.Për këtë grup të shteteve ku gjendet Kosova janë planifikuar të ndahen përafërsisht 6 milionë vaksina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *