Heroi kombëtar Remzi Ademaj – Komandant Petriti, është një ndër figurat më emblematike

0

Heroi kombëtar Remzi Ademaj – Komandant Petriti, është një ndër figurat më emblematike të kombit, të cilin do ta kujtojmë përherë.

Ai sakrifikoi jetën e tij gjatë luftës së lavdishme për çlirimin e vendit nga okupatori serb, gjersa ishte komandant i Zonës Operative të Pashtrikut. Ndërsa përveç angazhimit të tij në luftën e UÇK-së, ai do të mbahet në mend edhe për shumë vepra të tjera që lidhen me çështjen kombëtare dhe emancipimin shoqëror.

Veprimtaria e tij politike dhe patriotike ka qenë aktive shumë më herët se lufta çlirimtare, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në themelimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Shoqatës kundër Analfabetizmit dhe Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terëzë”.

Sot, për nder të 21 vjetorit të rënies heroike të komandant Petritit, bëmë homazhe pranë varrit, lapidarit dhe shtatores së tij, për ta kujtuar veprën e tij të pavdekshme.

Figurat e tilla duhet t’i tregojmë fëmijëve tanë, në mënyrë që të jenë shembuj për gjeneratat e reja.

Lavdi veprës dhe sakrificës së heroit Remzi Ademaj!

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit.e përkujton kryetari i komunes Mytaher Haskuka,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *