Arrestohet një serb në Vërmicë, tentoi t’i korruptonte policët me 5 euro

                    Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetas të Serbisë, të dielën, në pikën kufitare në Vërmicë, pasi në dokumentet e udhëtimit kishte futur një kartëmonedhë prej 5 eurosh.Kjo, nga policët kufitar është vlerësuar si vepër e korrupsionit.Sipas njoftimit policor, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.“Është arrestuar i dyshuari, shtetas i Serbisë pasi i njëjti në pikë kufitare, në mesin e dokumenteve të tij të udhëtimit kishte futur një kartëmonedhë prej 5€ . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor të hënën.