Bën vetëvrasje në ballkonin e shtëpisë së tij një person në Prizren

0

Një person është gjetur pa shenja jete në ballkonin e shtëpisë së tij dje rreth orës 13:15 në fshatin Skorrobishte të komunës së Prizrenit.

Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës, dhe i njejti me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. “Fsh. Skorrobishte, Prizren 02.07.2020-13:15. Është raportuar se në ballkonin e shtëpisë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport të policisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *