Çaste poetike me poeten: : Arze HASANAJ

Ne nuk jemi lodra.

—————————-

Edhe sot një lajm shumë të keq e mora.

U vra dhe një femër, si nuk ju dridh dora .

Deri kur kjo botë, këto qenie të frikshme,

po mendojnë se femrat do vdesin kështu.

A jeni ju vëllezër a keni vallë motra ?

A mendoni femrat i keni si lodra ?

Dora nuk tu dridh a nuk pate frikën,

se para drejtësisë do ta gjesh të ligën

Për fëmijët tu a hiq nuk mendohesh ,

që i le jetim një ditë do pendohesh.

Por do të jetë vonë asgjë nuk ndryshon.

Fjalët dhe pendimin askush s’ta beson.

Përse edhe sot ndodhin këto të liga ,

një qenie si femra në palcë i hy frika .

O zot po të lutem me shpresën e madhe,

që kurrë mos të ndodhin më të tilla ngjarje

Një nënë një baba sot ju mbyll një dere,

s’ju troket më vajza e bukur mbeten si të mjerë.

Një vëlla mbet pa motër e një motër pa shoqe,

Këto ndodhin kur drejtësia ka vetëm fjalë

boshe.

Edhe unë jam grua edhe unë jam nënë,

Por rastet e tilla të qet spo më lënë .

Edukoji fëmijët tè njëjtë e të barabartë,

Nëse do ngjarje të tilla të mos jenë në hartë

/www.QendraPress.com/